Filluan punimet në ndërtimin e urës në fshatin Letnicë

Filluan punimet në ndërtimin e urës në fshatin Letnicë

Në fshatin Letnicë të Komunës së Vitisë, kanë filluar punimet në ndërtimin e një ure. Për të inspektuar nga afër këtë projekt që po realizohet falë buxhetit komunal të Vitisë, i pranishëm ishte kryetari i kësaj komune, Sokol Haliti me bashkëpunëtorë.

Ai ndër tjerash tha se qeverisja komunale në këtë komunë mbetet e përkushtuar të ju krijoj lëvizje të lirë e të sigurt të gjithë banorëve të kësaj komune.

“Edhe këtë fundjavë gjendemi në teren për të inspektuar punimet që po bëhen në projekte të ndryshme në komunën tonë. Këto projekte kanë për qëllim përmirësimin e jetës së qytetarëve tanë e tillë është edhe projekti i urës që sapo kemi filluar të ndërtojmë, por ndërtimi i kësaj ure nuk është vetëm në ë interes të banorëve të këtij fshati por edhe të gjithë atyre që vizitojnë këtë fshat të bukur”, shpreh ndër tjerash Haliti.

KOMENTE