Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti ka vizituar sot fshatin Lubishtë për të parë nga afër punimet që sapo kanë filluar në ndërtimin e trotuarit përgjatë rrugës kryesore të këtij fshati deri në fshatin Ramnishtë.
Kryetari Haliti tha se komuna e Vitisë, krahas projekteve infrastrukturore po punon edhe në projekte tjera që janë në interes të qytetarëve.
Ndërsa më parë në këtë fshat pos që është rivitalizuar tërrësisht rruga kryesore është asfaltuar edhe sheshi “Zenë Lubishta” si dhe është asfaltuar rruga e Xhepës që lidhë këtë lokalitet me Beguncën.
Përndryshe, realizimi i këtij projekti është mirëpritur nga banorët pasi që ngritët siguria e pjesëmarrësve në komunikacion në veçanti të këmbësorëve por edhe nxënësve që shkojnë në shkollë. /2LONLINE.com/