/2L ONLINE/ – Ka disa ditë që në Teatrin e Qytetit të Gjilani ka filluar të jepet shfaqja për fëmijë “Lulja e Shega”, për nxënësit filloristë prej klasave të para deri në të pesta. Shfaqja në fjalë po jepet edhe në tri herë në ditë. Kujtim Shahiqi, përgjegjës për njësinë e kulturës, pran Njësisë për Kulturë, Rini e Sport, të Komunës së Gjilanit, ka thënë se tani pas pranimit të aktorëve rezident kanë filluar menjëherë me punë dhe është bërë gati kjo shfaqje për fëmijë, që është edhe në planprogram shkollor të fatosave tanë, andaj edhe është arrit marrëveshja me Drejtorinë e Komunale të Arsimit, që nxënësit prej klasave të para deri në të pestën, të komunës së Gjilanit, të vijnë në formë të organizuar për ta shikuar shfaqjen.
“Njësia për Kulturë këto ditë në bashkëpunim me Drejtorin e Arsimit ka organizuar shfaqën për fëmijë ‘Lulja dhe Shega” nga autori Vedat Kokona në regjin e Jashar Shahiqit që do të jepet për 6.493 nxënës të paraleleve të ulëta nga klasa e parë deri në të pestën”, thotë Shahiqi për Portalin 2LONLINE.
Sipas tij, pas pranimit të aktorëve rezident në “Teatrin e Qytetit”, trupa teatrore ka inskenuar shfaqen për fëmijë “Lulja dhe Shega” e cila është edhe në planprogramet shkollore për paralelet e ulta dhe me këtë, tradita gjilanase për artin skenik po vazhdon të kultivohet nga brezat e ri.
Shahiqi tha se kanë hasur në mirëkuptim nga Drejtoria e Arsimit gjegjësisht, drejtori i saj Nazmi Musa, që ka mirëpritur këtë iniciativë të Njësisë për Kulturë, për të organizuar shfaqjen për fëmijë për të gjitha shkollat fillore në Komunën e Gjilanit, klasat përkatës.
“Kështu po përmbushim dëshirat dhe kërkesat e nxënësve të cilët dëshirojnë të shohin shfaqje për fëmijë dhe të njihen sa më shumë me artin skenikë. Shpresojmë se kjo traditë do të vazhdojë edhe më tutje me inskenimin e shfaqjeve tjera për fëmijë, konformë repertoarit të teatrit. /2L ONLINE/