/2L ONLINE/ – Komanda e stacionit policor në Gjilan dhe Njësitet e Policisë së Kosovës për komunitete kanê pritur nxënësit e shkollave fillore “Thimi Mitko ” dhe “Abaz Ajeti” në Gjilan.
Gjatê pritjes së organizuar , komandanti i stacionit policor tê Gjilanit, Major Remzi Azemi, dhe udhëheqës tjerë të policisë, nxënësve fillimisht ju kanë dhênë informacione për punën dhe detyrat e policisë, veçanërisht u janë ofruar njohuri rreth punës së policisë në bashkësi.
Ata janë njoftuar edhe me ambientet ku policia zhvillon aktivitetet e çdoditshme dhe nxënësit kanê qenë tejet të interesuar duke bërë shumê pyetje që ndërlidhen me punën policore, si dhe sigurinë në komunën e Gjilanit veçanërisht nëpër shkolla. /2L ONLINE/