DYLON

Filloristët e shkollës “Vatra e Diturisë” informohen për punët që bëjnë policët

Filloristët  e shkollës “Vatra e Diturisë” informohen për punët që bëjnë policët
Avatar photo Redaksia

“Sot, në orët e paradites, në vazhdën e vizitave nëpër shkolla, njësiti “Policia në komunitet” ka qenë për vizitë në shkollën fillore “Vatra e Diturisë”,  në fshatin Livoq i Epërm të komunës së Gjilanit, ku janë mirëpritur nga nxënësit e kësaj shkolle”, ka bërë me dije, Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës (PK), në Drejtorinë Rajonale në Gjilan, transmeton Portali 2LONLINE.com.

Nxënësit kanë bashkëbiseduar me oficerët policorë, duke shprehur interesimin e tyre edhe përmes pyetjeve të shumta që kryesisht ndërlidheshin me punën policore.

EkoHigjiena

” Policia e  Kosovës, njësitet “Policia në komunitet”, do të jenë të përkushtuar me angazhimin e tyre të vazhdueshëm për mbarëvajtjen e mësimit dhe pengimin e dukurive negative përreth shkollave dhe nëpër shkolla”, ka thënë zëdhënësi Ismet  Hashani. /2LONLINE.com/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.