DYLON

Filloristët e  shkollës “Thimi Mitko”,vizitojnë Gjykatën Themelore në Gjilan

Filloristët e  shkollës “Thimi Mitko”,vizitojnë Gjykatën Themelore në Gjilan
Redaksia

Gjykatën Themelore në Gjilan sot e kanë vizituar nxënësit e Shkollës Fillore “Thimi Mitko” të Gjilanit, me rastin e Ditës Botërore të Fëmijëve.

Me këtë rast, fëmijët janë pritur nga gjyqtarët e kësaj gjykate Arben Xheladini, Dardan Maloku, Administratori Shkëlqim Dushica dhe Shefja e Zyrës Qendrore për Menaxhimin e Lëndëve, Valbonë Dulahu.

EkoHigjiena

Nxënësit fillimisht janë njoftuar për juridiksionin dhe strukturën e gjykatës.

Më pas nxënësit parashtruan pyetje të ndryshme, duke marr përgjigje nga gjyqtarët.  

Ndryshe kjo ditë i kushtohet të drejtave, mirëqenies dhe zërit të fëmijëve në mbarë botën. 20 nëntori lidhet edhe me miratimin e Konventës për të Drejtat e Fëmijës nga OKB-ja në vitin 1989. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.