DYLON

Filloristët e shkollës “Fan S. Noli” nga Kamenica vizituan Muzeun e Gjilanit

Filloristët e shkollës “Fan S. Noli” nga Kamenica vizituan Muzeun e Gjilanit
Avatar photo Redaksia

Nxënësit e klasave të pesta të shkollës fillore të Mesme të Ultë “Fan S. Noli” nga Kamenica,  vizituan Muzeun Rajonal të Gjilanit. Të disiplinuar dhe me një interesim e kureshtje shumë të madhe dëgjuan zyrtarin QRTK-së Ismet Tafili i cili u shpjegoi për artefaktet që janë të ekspozuara në muze.

Këta nxënës shoqëroheshin nga arsimtaret: Florije Hoda, Ganimete Xhemamili dhe Vjollca Basha. Ata mësuan për artefaktet e shumta që janë dhuruar nga qytetarë të shumtë të komunave të Anamoravës dhe të grumbulluara nga stafi i QRTK-së që nga themelimi i qendrës dhe i muzeut rajonal të Gjilanit.

Artefaktet e ndryshme arkeologjike e etnografike të periudhave të ndryshme historike që nga koha e gurit e deri ato më të rejat ishin risi e madhe për nxënësit e kësaj shkolle, pasi ata dëgjonin me vëmendje. Kohë pas kohe edhe shtronin pyetje të ndryshme, që tregohej se ishin të njohur pak a shumë edhe më parë me vlerat tona të trashëgimisë kulturore.

EkoHigjiena

Vizita e tyre në muze ishte një orë mësimi shumë e vlefshme për ta, pasi ata shprehën kënaqësinë dhe falënderimet për pritje dhe shpjegimin e këtyre vlerave.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.