DYLON

Filloristët argëtohen me shfaqjen “Teatri Fluturues” 

Filloristët argëtohen me shfaqjen “Teatri Fluturues” 
Avatar photo Redaksia

Filloristët e shkollës fillore “Thimi Mitko” në Gjilan por edhe fëmijë të tjerë, për pak kohë janë zhytur në aventurë dhe janë argëtuar me shfaqjen “Teatri Fluturues” , i dhënë enkas për ta, para Teatrit të Qytetit të Gjilanit.

“Teatri Fluturues”, u pa si një shfaqje magjike për fëmijë, që udhëtoi me ngjyra, muzikë dhe lojë drejt çdo qyteti që ka harruar të qeshë.

EkoHigjiena

Aventura e katërshes: Klauni, Ana, Maestro Ritmo dhe Zyqi, bënë që t’i përfshijë edhe fëmijët në të, duke i bërë pjesë të shfaqjes, transmeton 2LONLINE.com.

Për shfaqjen:
Në një botë që nganjëherë harron të qeshë, katër udhëtarë të veçantë nisen në një aventurë për ta rikthyer buzëqeshjen tek fëmijët — një klaun i trishtuar, një vajzë që ruan ngjyrat në kuti, një kompozitor i tingujve të harruar dhe një zyrtar që zbulon shpirtin e fëmijës brenda vetes.

Ata ndërtojnë një teatër që nuk ka mure, skenë apo bileta — “Teatrin Fluturues”, një teatër mobil që udhëton me furgon nëpër shkolla, parqe, lagje dhe hapësira publike, duke çuar artin aty ku është më i nevojshëm: tek fëmijët.

Regjia: Erson Zymberi
Luajnë: Safete Mustafa Alban Shahiqi, Gani Rrahmani, Blendi Arifi
Kostumet: Leudita Hyseni
Organizator: Dhurim Ismaili – Dajki
Grafika: Besar Rexhepi
Menaxher i projektit: Ernest Zymberi

Ky projekt u realizua nga Organizata Kulturore “Anamour, mbështetur nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit të Republikës së Kosovës. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.