DYLON

Fillon veprimtarinë edhe një shoqatë e grave në Viti

Fillon veprimtarinë edhe një shoqatë e grave në Viti
Avatar photo Redaksia

Në kuadër të një projekti të përbashkët në mes të Komunës së Vitisë dhe të Fondacionit Kosovë-Luksemburg janë përuruar sot lokalët e shoqatës së grave “8 Marsi” nga Sadovina e Jerilive. Në kuadër të këtij projekti kjo shoqatë ka përfituar makina dhe pajisje të tjera për rrobaqepësi dhe atë në vlerë prej rreth 10 mijë euro.

Me rastin e përurimit të këtij lokali, Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti ndër tjerash ka falënderuar përfaqësuesit e Fondacionit Kosovë-Luksemburg për mbështetjen e vazhdueshme në komunën e Vitisë.

Ai gjithashtu ka thënë se u gëzon fakti që nga sot po fillon edhe një shoqatë e re e grave që do të mundësoj gjenerimin e vendeve të reja të punës.

EkoHigjiena

“Ky është shembulli më i mirë i asaj që shoqatat e grave të Vitisë, veçohen për punë të mirë në nivel vendi. Ashtu siç keni dëshmuar suksesin tuaj ju nxisë të vazhdoni të ndihmoni në formimin e shoqatave të reja të grave në komunën tonë dhe në këtë drejtim do të keni edhe mbështetjen tonë”, u shpreh Kryetari Haliti.

Kurse Fisnik Beqiri, Përfaqësues i Fondacionit Kosovë-Luksemburg ka thënë se ky projekt është në vazhdën e shumë projekteve të tjera të cilat janë realizuar në këtë komunë nga ky fondacion në bashkëpunim me komunë dhe ka për qëllim të zbus papunësinë.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.