DYLON

Fillon trajnimi fillestar për gjyqtarët e sapo emëruar

Fillon trajnimi fillestar për gjyqtarët e sapo emëruar
Avatar photo Redaksia

Bazuar në legjislacionin në fuqi, pas dekretimit të 20 gjyqtarëve të rinj, Akademia e Drejtësisë, me datë 14 nëntor 2025, ka filluar zyrtarisht Trajnimin Fillestar për këta gjyqtarë që sipas radhës përbëjnë gjeneratën e XIV për Akademinë e Drejtësisë.

Enver Fejzullahu, Drejtori Ekzekutiv i Akademisë së Drejtësisë, fillimisht i uroi gjyqtarët për emërimin e tyre dhe rrugëtimin në detyrën e re, për të vazhduar tutje me njoftimin e rolit dhe rëndësisë që ka trajnimi fillestar, për përgatitjen e tyre të mëtejme profesionale dhe avancimin e njohurive.

EkoHigjiena

Gjyqtarët e sapo emëruar u njoftuan rreth strukturës se trajnimit dhe metodologjisë së realizimit të trajnimit.

Po ashtu, Kryesuesi i Këshillit Gjyqësor, z. Albert Zogaj, i udhëzoi gjyqtarët duke kërkuar përkushtimin maksimal gjatë trajnimit fillestar, njëkohësisht e falënderoi edhe Akademinë për bashkëpunimin dhe efikasitetin për përgatitjen në kohë të Programit për gjyqtarët e rinj.

Kryesuesi i KGJK-së gjithashtu garantoi përkrahjen e KGJK-së në këtë rrugëtim të rëndësishëm. Ky trajnim shënon fillimin e një përgjegjësie të madhe për gjyqtarët e rinj, të cilët tani kanë mundësinë të lënë gjurmë pozitive në sistemin e drejtësisë.

“Akademia e Drejtësisë uron suksese të gjithë gjyqtarëve të sapoemëruar në këtë fazë të re dhe të rëndësishme të karrierës së tyre”, thuhet në njoftimin e kësaj Akademie. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.