DYLON

Fillon shitja e biletave për ndeshjen basketbollistike Kosovë – Luksenburg

Fillon shitja e biletave për ndeshjen basketbollistike Kosovë – Luksenburg
Avatar photo Elife Sherifi

Kombëtarja e Kosovës në basketboll sonte do ta zhvillojë ndeshjen e radhës parakualifikuese për EURO2021. Në Pallatin e Rinisë në Prishtinë, Kosova do të luajë ndaj Luksemburgut, në kuadër të parakualifikimeve për Eurobasket 2021

Për ta përcjellë nga afër këtë përballje, biletat mund t’i blini me çmim 2 euro, sot afër Newborn-it ne Prishtine.

Takimi i parë kishte përfunduar 88:80 në të mirë të Luksemburgut dhe basketbollistët e Kosovës janë përgatitur maksimalisht për të shënuar fitoren e parë në parakualifikimet e Eurobasket 2021.

EkoHigjiena

Tifozët e Kosovës “Dardanët” kanë konfirmuar se do të përkrahin lojtarët në fushë, siç i kanë përkrahur gjithmonë, derisa Kosova ka nevojë shumë për tifozët në këtë përballje.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.