DYLON

Fillon sfida e radhës për Përfaqësuesen e Kosovës

Fillon sfida e radhës për Përfaqësuesen e Kosovës
Avatar photo Elife Sherifi

Kosova sonte përballet me Luksemburgun në udhëtim, në takimin që filloi nga ora 18:00, në kuadër të parakualifikimeve evropiane për Kupën e Botës 2023.

Dardanët hynë në këtë ndeshje pas fitores ndaj Islandës me rezultat 80:78, kurse Luksemburgu kishte pësuar nga Sllovakia 73:65. Takimi tjetër i Grupit B zhvillohet ndërmjet Islandës dhe Sllovakisë nga ora 21:00.

Atmosfera në ekipin e Kosovës është shumë e mirë dhe lojtarët janë të motivuar për një paraqitje sa më të mirë në Luksemburg.

EkoHigjiena

Kosova dhe Luksemburgu ishin përballur edhe vitin e kaluar, ku në takimin e parë Luksemburgu fitoi 88:80, derisa Kosova triumfoi në shtëpi 109:88.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.