Fillon rregullimi i shtratit të lumit në Berivojcë
/2L ONLINE/ – Projekti i cili është fituar nga IOM-i tani ka filluar punimet në shtratin e lumit në Berivojcë të kamenicës. Kryetari i komunës Begzad Sinani ka parë për së afërmi punimet që janë duke u punuar aty.
Projekti i cili do të kushton 249 000 euro është projekt i mirëpritur nga kryetari Sinani, ku nga ky projekt janë punësuar 54 punëtorë të komunës së Kamenicës, duket përfshirë aty edhe minoritetin serb dhe atë rom.
Sinani është shprehur se ndihet i kënaqur pasi që aty po kryhen dy punë, rregullimi i lumit dhe punësimi i shumë banoreve që ua mundëson atyre të punojnë aty.
“Shpresoj që në të ardhmen do të kem edhe shumë projekte të tilla që të përfitojmë edhe projekte por edhe ti punësojmë qytetarët e vendit tonë që tani kanë nevojë për punë”, veç tjerash ka thënë Sinani./2L ONLINE/

