DYLON

Fillon riasfaltimi i rrugës së fshatit Tërpezë

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – Në fshatin Tërpezë të Vitisë ka filluar sot rregullimi dhe riasfaltimi i rrugës së këtij fshatit, rrugë kjo e cila ishte asfaltuar dekada më parë dhe që ishte në gjendje shumë të keqe.

Me këtë rast Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti ka marrë pjesë në ceremoninë e përurimit të fillimit të punimeve të këtij projekti që financohet me mjetet e vetanake të Komunës së Vitisë.

EkoHigjiena

Haliti në ceremoninë e përurimit të fillimit të punimeve në riasfaltimin e rrugës së fshatit Tërpezë ndër tjerash u zotua se Komuna e Vitisë do të përkujdesët që punët të kryhen siç duhet.

“Mbikëqyrja e këtij projekti nga komuna do të jetë në nivel jo vetëm në këtë projekt por në të gjitha projektet. Ne po mundohemi që të ofrojmë shërbime dhe projektet të qëndrueshme dhe cilësore që do të zgjasin dhe që do të mbahen mend” u shpreh Haliti.

Ai tha se do të këtë një bashkëpunim me të gjitha mekanizmat që projektet të përfundojnë me cilësi dhe në afat kohor të paraparë. Duke folur rreth gjendjes aktuale të kësaj rruge Haliti tha se kjo rrugë është dëmtuar shumë dhe riasfaltimi i saj është i domosdoshëm.

Kryetari i fshatit Tërpezë, Selami Rexhepi i cili ndër tjerash tha se ky projekt është shumë i rëndësishëm për fshatin duke potencuar se shpreson se projekti i riasfaltimit të kësaj rruge do të përmbyllët me sukses.

Ai po ashtu falënderoj komunën e Vitisë për këtë Investim duke potencuar se kjo është i një rëndësie të veçantë për banorët e këtij fshati. Përndryshe me këtë projekt parashihet riasfaltimi i rreth 3.8 km rrugë dhe zgjerimi i rrugës ekzistuese./2L ONLINE/