DYLON

Fillon realizimi i protezave totale të gjurit në Spitalin e Përgjithshëm Gjilan të siguruara nga SHSKUK-ja.

Fillon realizimi i protezave totale të gjurit në Spitalin e Përgjithshëm Gjilan të siguruara nga SHSKUK-ja.
Redaksia

Sot në Spitalin e Përgjithshëm Gjilan u realizua me sukses vendosja e protezës së parë totale të gjurit, të siguruar nga SHSKUK.

Sipas drejtuesve të Spitalit, pacientja është në gjendje shumë të mirë shëndetësore, ku edhe u vizitua nga drejtori i Spitalit Dr.Afrim Cana, i cili u interesua për ecurinë e saj gjatë dhe pas operacionit.

EkoHigjiena

“Familjarët e pacientes shprehën mirënjohjen dhe falënderimet për menaxhmentin dhe për stafin e Ortopedisë për kujdesin dhe profesionalizmin e treguar”, thuhet tutje në njoftimin e Spitalit.

Ky shërbim do të mundësojë trajtim më cilësor për pacientët tanë, pranë vendbanimit të tyre.

“Stafi ynë vazhdon të jetë i përkushtuar në ofrimin e shërbimeve cilësore dhe të sigurta, duke pasur gjithmonë prioritet shëndetin e pacientëve”, thuhet në njoftim.

Ekipi realizues: Dr.Veprim Presheva – operator,

Dr. Rinor Velekinca – asistent,

Dr. Redon Jashari – asistent,

Dr. Kelmend Jahiri – anesteziolog,

Veranda Xhimshiti instrumentare,

Hasime Qerimi teknike e anestezionit

“Ekipit të Ortopedisë, ekipit operator në SPGJ ju dëshirojmë suksese në vazhdimësi”, thuhet në fund të njoftimit të sSpitalit të Përgjithshëm të Gjilanit.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.