Fillon punën shërbimi i gjinekologjisë në QKMF-në e Vitisë

Fillon punën shërbimi i gjinekologjisë në QKMF-në e Vitisë

Në kuadër të Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF), në Viti, që nga sot ka filluar punën shërbimi i gjinekologjisë.

Kryetari i Komunës, Sokol Haliti, ka uruar QKMF-në për fillimin e punës në Repartin e Gjinekologjisë, duke u shprehur i kënaqur që me këtë shërbim do të jemi më afër qytetareve vitias, shërbim ky që do të ju ofroj shërbime cilësore gjinekologjike, por njëherit do të jetë lehtësim për qytetaret, pasi për këtë shërbim nuk do të kenë nevojë për të kërkuar asistencën në Gjilan apo Ferizaj .

“Ky ka qenë një synim yni që sa më shpejt këtë shërbim të ua ofrojmë qytetareve tona”, ka thënë kryetari Haliti.

Ndërsa, drejtoresha e QKMF-së në Viti dr.Vjollca Kadolli-Halili duke i uruar suksese dr.Lumnije Byqmeti -Berishës në punë, potencoi që në vazhdimësi po mundohen të rrisin cilësinë e shërbimeve shëndetësore, duke u munduar që të jenë me çdo shërbim afër qytetarëve në përgjithësi.

“Ky shërbim ka disa vite që na ka munguar dhe ne do mundohemi ta aktivizojmë me kapacitet të plotë, pasiqë ka qenë kërkesë e qytetareve vitiase në vazhdimësi dhe synim yni ta realizojmë.

Ne kemi bërë edhe renovimin e repartit, duke ofruar kushte më të mira për shërbimin e gjinekologjisë”,tha drejtoresha Kadolli.

Fillimin e punës në repartil e ka mirëpritur dhe përgëzuar edhe Drejtoresha e Shëndetësisë në Viti znj.Hanife Januzi.

Përndryshe, gjinekologia dr.Lumnije Byqmeti -Berisha, e cila ka marrë specializmin nga QKMF -Viti nga sot i është kthyer punës si gjinekologe, ku këtë shërbim do ta ofroj çdo ditë pune prej orës 8.00-15.00. /2LONLINE.com/

 

KOMENTE