DYLON

Fillon projekti i nxënësve “5 Minuta Kulturë” në Preshevë

“5 Minuta Kulturë”
Avatar photo Redaksia

Për herë të parë Shkolla e Mesme Teknike “Presheva” drejtimi i mjekësisë ka filluar projektin “5 Minuta Kulturë” që ka përqëllim zhvillimin e kreativitetit dhe aftësive interpretuese tek të rinjtë e moshës 15-19 vjeç në recitim, këndim, humor, vizatim e taletene tjera.

Grupi punues që merret me projektin “5 Minuta Kulturë”, synon gjallërimin e jetës kulturore artistike, nxitjen, promovimin e talenteve të reja dhe inkurajimin i krijuesve të rinj të shkollave të mesme, shkruan Titulli.com.

Personazhi i parë i këtij projekti është përzgjedhur nxënësja Nora Musliu nga që ka shfaqur talentin e saj në recitim.

EkoHigjiena

Ky projekt që po realizohet me autorë Dr. Nazmi Memeti dhe Dr. Hamide Veliu Mehmeti ndihmon gjithashtu në diversitetin social kulturor, edukimin dhe argëtimin e të rinjve për të kontribuar në luftën ndaj disa fenomeneve sociale negative.

BURIMI: Titulli.com

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.