DYLON

Fillon procesin e identifikimit të nevojave dhe rekomandimeve të banorëve

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – ATRC në bashkëpunim me Komunën e Kamenicës dhe Komitetin konsultativ për pjesëmarrjen e qytetarëve në vendimmarrje kanë filluar procesin e identifikimit të nevojave dhe rekomandimeve të banorëve të kësaj komune.

Në Shtëpinë e Kulturës në Kamenicë, përfaqësuesit e Këshillave lokale, përfaqësuesja e Grupit të grave, përfaqësuesi i Këshillit të veprimit rinor lokal dhe përfaqësuesi nga Handikos prezantuan nevojat dhe rekomandimet e banorëve dhe të grupeve që përfaqësojnë, para Kryetarit dhe nënkryetarit të Komunës dhe si dhe zyrtarëve komunal.

EkoHigjiena

Kryetari i Komunës u shpreh se komuna do të shqyrtoj të gjitha kërkesat e qytetarëve, kurse anëtarët e Komitetit konsultativ thanë se do t’i paraqesin në Kuvend të gjitha nevojat e banorëve para rishikimit të buxhetit për vitin 2015 si dhe do të monitorojnë marrjen parasysh të tyre nga komuna.

Aktiviteti u mbështet nga OPIC, në kuadër të projektit “Qytetarë aktiv-Komuna të përgjegjshme dhe transparente”. /2L ONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.