DYLON

Fillon procesi i korrje – shirjeve në Kamenicë

Fillon procesi i korrje – shirjeve në Kamenicë
Avatar photo Redaksia

Drejtoria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, njofton se është bërë hapja zyrtare e fushatës së Korrje – Shirjeve në Kamenicë.

Në hapjen zyrtare të këtij procesi kanë marrë pjesë Drejtori i Drejtorisë së Bujqësisë, Shpend Morina me stafin e tij, anëtarët e komisionit për korrje – shirje si dhe disa fermerë.

EkoHigjiena

Hapja fushatës së korrje-shirjeve është bërë në fshatin Rogaçicë tek fermeri i suksesshëm Florim B. Kryeziu, i cili për këtë vit ka të mbjellur rreth 14 ha. me grurë dhe poashtu ka të mbjella edhe misër, tërshërë.

Në këtë proces do të marrin pjesë rreth 30 – 31 Autokombanja dhe sipas informatave të Drejtorisë këtë vit krahasuar me vitin e kaluar 2024, ka sipërfaqe më shumë të mbjella nga fermerët kamenicas.

Gjatë këtij viti pritet të korren këto sipërfaqe të drithërave si:

Gruri – 1,500 ha./rendimentet e pritura 3,500 – 4,000 kg/ha.

Elbi – 80 ha./rendimentet e pritura 2,500 – 3,000 kg/ha.

Thekra – 30 ha./rendimentet e pritura 2,200 kg/ha.

Trotikall – 50 ha./rendimentet e pritura 4,500 kg/ha.

Procesi i korrje – shirjeve ka filluar mbarë dhe kushtet klimatike janë shumë të favorshme për korrje – shirjen e drithërave. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.