DYLON

Fillon procesi i formimit të grupeve vullnetare për Mbrojtje dhe Shpëtim nga Fatkeqësitë Natyrore dhe Fatkeqësitë e tjera

Fillon procesi i formimit të grupeve vullnetare për Mbrojtje dhe Shpëtim nga Fatkeqësitë Natyrore dhe Fatkeqësitë e tjera
Avatar photo Redaksia

Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim, në Komunën e Gjilanit, në bashkëpunim me Shoqatën e Pensionistëve të TMK/FSK dhe Simpatizantëve “ELITA”, ka organizuar një takim me Kryetarët e Këshillave të Lagjeve dhe Fshatrave, si dhe me përfaqësues të Shoqatave të Gjuetarëve dhe Alpinistëve të Komunës së Gjilanit.

Qëllimi i këtij takimi ishte fillimi i procesit të formimit të grupeve vullnetare për Mbrojtje dhe Shpëtim nga Fatkeqësitë Natyrore dhe Fatkeqësitë e tjera, në lokalitetet e ndryshme të Komunës së Gjilanit.

EkoHigjiena

Gjatë takimit u diskutua për rëndësinë e organizimit dhe koordinimit të komunitetit lokal në rastet emergjente, si dhe për nevojën e përfshirjes së qytetarëve në strukturat vullnetare që do të kontribuojnë në parandalimin, reagimin dhe menaxhimin e situatave të fatkeqësive natyrore.

Drejtori për Mbrojtje dhe Shpëtim, Enver Shabani vlerësoi gatishmërinë dhe interesimin e pjesëmarrësve për të qenë pjesë aktive e këtij procesi, duke theksuar se bashkëpunimi ndërmjet institucioneve dhe komunitetit është kyç për rritjen e sigurisë dhe mbrojtjes së qytetarëve.

Në fund të takimit, palët u dakorduan që bashkëpunimi të vazhdojë edhe në fazat e ardhshme të organizimit dhe trajnimit të grupeve vullnetare, me qëllim të krijimit të një rrjeti funksional dhe të qëndrueshëm të Mbrojtjes dhe Shpëtimit në të gjithë territorin e Komunës së Gjilanit.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.