DYLON

Fillon procesi i dezinsektimit, dezinfektimit dhe deratizimit

Fillon procesi i dezinsektimit, dezinfektimit dhe deratizimit
Avatar photo Redaksia

Komuna e Kamenicës ka nisur sot procesin e dezinsektimit, dezinfektimit dhe deratizimit (DDD) në objektet publike komunale.

Ky proces po zhvillohet në objektet komunale, Qendrat e Mjekësisë Familjare (QMF), si dhe në objektet arsimore, përfshirë çerdhet dhe shkollat.

EkoHigjiena

Procesi është planifikuar të zgjasë tri ditë, me qëllim të krijimit të një ambienti sa më të pastër, të sigurt dhe të përshtatshëm për qytetarët, nxënësit, fëmijët dhe stafin e institucioneve publike.

Kjo ndërhyrje synon të kontribuojë në përmirësimin e kushteve higjienike dhe në ruajtjen e shëndetit publik në hapësirat ku ofrohen shërbime për qytetarët.

Komuna e Kamenicës falënderon qytetarët për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin gjatë realizimit të këtij procesi. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.