/2L ONLINE/ – Komuna e Vitise ne bashkefinancim me Fondacionin Kosove Luxemburg kane filluar shperndarjen e Serrave ne Fshatrat Skifteraj, Radivojc, dhe Budrige e Eperme.Ne kuader te projektit per zhvillimin e komuntiteteve ku perfitues janë tre fshatra nga Komuna e Vitisë.
Sot ka filluar shperndarja e serrave ku perfitues do te jene 30 fermer nga tre fshatra te Komunes se Vitise. Ne kuader te ketij projekti parashihen edhe shume investime te tjera si me fushen e Bujqesise ashtu edhe ne atë të arsimit.
Kryetari Haliti se bashku me drejtorin e Bujqesise z.Ademi sot vizituan fshatin Skifteraj ku pane nga afer shperndajen e serrave tek fermeret perfitues. Kryetari Haliti uroje perfituesit e serrave dhe gjithashtu falenderoje Fondaconin Kosove Luxemburg te cilet ne vazhdimsi po perkrahin komunen tone ne projekte te ndryshme.
Ai gjithashtu njoftoje fermeret e ketyre fshatrave se së shpejti do te filloje ndertimi i tregut ditor ne kete zone i cili do tju ofroje kushte fermerve per ti shitur prodhimet e tyre, po ashtu do te hapet kanali i komasacionit i cili ne vazhdimsi ka vershuar tokat bujqesore, po ashtu do te pastrohet edhe perrocka Devaja e cila po vershon shume toka bujqesore ne Radivojce dhe Budrige e Eperme. /2L ONLINE/