DYLON

Fillon ndërtimi i këndit të lojërave në shkollën “Nijazi Rexhepi”

Fillon ndërtimi i këndit të lojërave në shkollën “Nijazi Rexhepi”
Avatar photo Redaksia

Shkolla Fillore e Mesme e Ultë “Nijazi Rexhepi”, në Sllatinë të Poshtme do të bëhet së shpejti me kënd të lojërave, pasi që sot kanë filluar punimet në ndërtimin e një këndi të tillë në oborrin e kësaj shkolle.

Me këtë rast në fillimin e këtyre punimeve e pranishëm ishte edhe Fatbardha Emini, drejtoreshë e Drejtorisë Komunale të Arsimit, por edhe përfaqësues të Grupit të Veprimit Lokal (GLV) Vitia, Alternativës Rinore si dhe të tjerë.

Përndryshe, Fadile Demelezi nga GLV Vitia bënë me dije se ky projekt po financohet në kuadër të një marrëveshje të bashkëpunimit të Alternativës Rinore në Viti në bashkëpunim me Ministrinë për Bujqësi Pylltari dhe Zhvillimin Rural kurse implementimi i projektit në fjalë do të bëhet nga GLV Vitia.

EkoHigjiena
Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.