(2L ONLINE) – Sot ka filluar mësimi për të gjitha shkollat në Komunën e Kamenicës. Zyrtarët komunal kanë vizituar pothuajse të gjitha shkollat fillore e të mesme në Komunën e kamenicës. Nënkryetari Fatmir Matoshi, drejtori i Arsimit Agim Shkodra e disa zyrtarë të tjerë vizituan fillimisht shkollën fillore “Dëshmorët e Kombit” në lagjen Malësia ku takuan drejtorin e kësaj shkolle Nexhat Rexha për të parë se si po shkon procesi mësimor në ditën e parë të fillimit të vitit të ri shkollor 2014-2015.
Ata vizituan edhe shkollën e mesme, Gjimnazi “Ismail Qemali”, Shkollen teknike “Andrea Durrsaku”, po ashtu vizituan shkollën fillore e të mesme të minoritetit serb, shkollën fillore e të mesme ne Roganë, Topanicë, Koretin etj. Drejtori i Drejtorisë për Arsim Agim Shkodra tha se në këtë vit shkollor janë 6974 nxënës, ku prej tyre 420-430 janë regjistruar nxënës të klasës së pare, 470 janë maturant.
Në përgjithësi mësimdhënësit janë sistemuar në të gjitha shkollat fillore e të mesme, nuk ka mësimdhënës që është i kualifikuar dhe ka mbetur pa orë mësimore, gjegjësisht pa punë. Edhe pse pas eliminimit të klasës së 13 nga Ministria e Arsimit është menduar se disa mësimdhënës do të mbeten pa punë, mirëpo nga një rishikim i orëve mësimore dhe koordinim me kryetarin e komunës Begzad Sinani, është vendosur që asnjë mësimdhënës të mos mbetet pa punë, gjë që edhe ka ndodhur.. /2L ONLINE/