DYLON

Fillon kategorizimi dhe harmonizimi i pozitave të nëpunësve civil

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – Është formuar komisioni komunal prej 5 anëtarësh për kategorizimin dhe harmonizimin e pozitave të nëpunësve civil në tituj dhe grada, i cili do të merret me specifikimin e pozitave të nëpunësve civil. Ky komision ka zhvilluar një takim me Këshillin e drejtorëve, në mënyrë që të koordinojnë hapat që do të ndërmerren gjatë punës së kategorizimit.

Këshilli i drejtorëve, do të jetë trup konsultative gjatë punës së këtij komisioni. Në këtë takim të kryesuar nga nënkryetari i komunës Hasan Aliu, u tha se komisioni duhet referuar infrastrukturës ligjore që është në fuqi dhe komisioni të veproj konform legjislacionit në mënyrë që ky proces të kryhet mirë./2L ONLINE/

EkoHigjiena
Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.