Sot fillojnë ndeshjet e para të javës së gjashtë në Superligën e Kosovës dhe tri nga ‘betejat’ më të zjarrta zhvillohen sot.
Dukagjini do të jetë nikoçir i Feronikelit, ndërsa në ndeshjen tjetër takohen Drita dhe Trepça’89, ndeshje që fillojnë nga ora 15:00.
Drita kërkon tri pikë të plota për ta kthyer pozitën e parë në tabelë, ndërsa Feronikeli nuk ka cfarë humbet.
Në anën tjetër, derbi i kësaj jave pritet të zhvillohet sonte në Prishtinë, ku lideri Gjilani udhëton për ndeshjen me Prishtinën në “Fadil Vokrri”.
Me fillim nga ora 20:00 në stadiumin “Fadil Vokrri” do të zhvillohet derbi ndërmjet Prishtinës dhe Gjilanit.
Ekipit kryeqytetas dje iu largua trajneri Bylbyl Sokoli për arsye shër arsye shëndetësore, ndërsa venidn e tij e zuri ish-lojtari i Prishtinës, Armend Dallku.