Këtë vikend fillon edhe zyrtarisht stinori pranëveror në Supërligën e Kosovës. Me datë 16.02.2020 në Stadiumin e Qytetit në Gjilan do të zhvillohet derbi më i madh shqiptar, Drita – Gjilani.
Një javë para takimit kanë filluar edhe festa, por edhe ngacmimet nga të dyja skuadrat.
Provokimi i radhës ka ardhur nga ekipi i “Intelektualëve’ Fc Drita, ku nëpërmjet rrjeteve sociale, ka bërë edhe njoftimin zyrtar për takimin ndaj SC Gjilanit.
Klubi ka prezantuar njoftimin për orarin e ndeshjes, me një prapaskenë të vecantë, fotografinë e golit të fundit kur këto dy skuadra u takuan.
Goli i vetëm që siguroi fitoren e Dritës ishte ai i mbrojtësit, Ardian Cuculi, ndersa ne fotografi verehen dy futbollistet per toke te SC Gjilanit.