Komisionet për testimin dhe vlerësimin e kandidateve për certifikimin e përkthyesve dhe interpretëve gjyqësorë, kanë filluar sot me intervistimin kandidatëve për interpretë gjyqësorë për çiftet e gjuhëve: Shqip-Serbisht dhe anasjelltas dhe Shqip-Anglisht dhe anasjelltas.
Intervistimi i kandidatëve do të vazhdojë deri me datën 26 shtator 2022.
Ky proces do të monitorohet nga përfaqësues të Projektit EUKOJUST dhe Misionit të OSBE-së në Kosovë, me ç’rast KGJK falënderon monitoruesit për punën dhe kontributin e tyre edhe në këtë proces. /2LONLINE/