DYLON

Fillon implementimi i projektit për vendosjen e numrave të objekteve dhe ndërlidhjes së qytetarit me adresë zyrtare

Fillon implementimi i projektit për vendosjen e numrave të objekteve dhe ndërlidhjes së qytetarit me adresë zyrtare
Avatar photo Redaksia

Komuna e Gjilanit, ka nisur me vendosjen e numrave të objekteve.

Në fillimin e nisjes së këtij projekti ishte edhe kryetari Alban Hyseni, ku numri u vë edhe në objektin e komunës.

EkoHigjiena

“Filloi implementimi i projektit për vendosjen e numrave të objekteve dhe ndërlidhjes së qytetarit me adresë zyrtare”, tha kryetari Hyseni.

Më tej ati tregoi ka filluar instalimi i 33 mijë e 250 numrave të objekteve në Komunën e Gjilanit.

“Ky është një hap i rëndësishëm drejt standardizimit të adresave, që do t’i ndihmojë qytetarët në regjistrimin e adresave zyrtare dhe unike, do të përmirësojë sigurinë dhe do të nxisë zhvillimin e qëndrueshëm dhe planifikimin më të mirëfilltë urban të komunës tonë”, tha Alban Hyseni.

Kryetari i komunës, shtoi se ndërlidhja me adresë zyrtare mund të bëhet në zyrën qendrore të gjendjes civile të Komunës së Gjilanit ose edhe përmes E-Kosova.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.