DYLON

Fillon implementimi i projektit për Aftësitë për Punësim Rural

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – Sot në Viti ka filluar të implementohet projekti për Aftësitë për Punësim Rural (APR) që financohet nga HELVETAS Swiss Intercooperation. Qëllimi i përgjithshëm i këtij projekti është përmirësimi i mundësive të gjenerimit të të ardhurave dhe punësimit të të rinjve, në veçanti grave dhe të minoriteteve si dhe familjet rurale në komunat e ndryshme të Kosovës.
Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti i cili ka marrë sot pjesë në takim të përbashkët ku u prezantua ky projekt ndër tjerash tha se në kuadër të bashkëpunimit të kësaj komune me projekti Helvetas tani po fillon të implementohet një projekt i ri duke e cilësuar atë me një interes të veçantë për qytetarët e kësaj komune.

“Ky projekt është në interes të qytetarëve vitias, gjenerimit të punësimit, të hyrave dhe punësimit të rinjve dhe grupeve të margjinalizuara në veçanti. Natyrisht se kjo është edhe në të mirë të prodhuesve dhe të krijimit të zinxhirit dhe të rrumbullaksimit të procesit prodhim përpunim dhe të nxitjes së kunkurrishmeri.”, u shpreh Haliti.

EkoHigjiena

Kryetari Haliti tha se në sektor të cilët kjo komunë më së shumti ka nevojë mbulohen pikërisht nga paratë e qeverisë zvicerane. Luan Hoti menaxher i këtij projekti duke folur mbi këtë projekt ndër tjerash tha se synim kryesor është rritja e të ardhurave dhe krijimi i mundësive për punësim të të rinjve.

“Caku kryesor është i këtij projekti janë të rinjtë prej 15 deri 35 vjet me qëllim që të kenë mundësi më të lehtë që të gjenerojnë të ardhura dhe të gjejnë punësim më të lehtë.”tha Hoti.

Ai sqaroi se përfitues i këtij projekt po ashtu synojnë të jenë 50% gra dhe 25 përqind të jen komuniteti pakicë. Hoti tha se ky projekt do të realizohet në bashkëpunim të ngushtë me Komunën e Vitisë por edhe me Grupet e ndryshme të interesit.

Nga ana tjetër Mentor Rexhepi nga Zyra për Investime dhe mbështetje të bizneseve, ka thënë se për Vitinë është një fatmirësi, që të gjithë partnerët janë funksional dhe mund të implementohet projekti në të gjitha sektorët që përfshin për Aftësitë për Punësim Rural. Në këtë takim kanë marrë pjesë edhe përfaqësues të Drejtoritë, organizatave dhe grupeve të ndryshme të interesit. /2L ONLINE/