Partitë Politike që kanë shkuar në balotazh sot filluan fushatë pesë ditore për t’i bindur qytetarët që ta votojnë programin e tyre për komunat. Balotazhi konsiderohet si garë e vështirë e partive politike, sidomos në Komunën e Prishtinës, Gjakovës, Gjilanit, Prizrenit, Pejën dhe Lipjanit.
Komunat tjera ku do të ketë prapë fushatë dhe zgjedhje janë Dragashi, Klina, Kamenica, Mitrovica, Novobërda, Obiliqi, Rahoveci, Shtërpca, Suhareka, Ferizaj, Vitia, Vushtrria, Malisheva, Juniku, Graçanica, Parteshi, Ranillug, Kllokoti.
Po ashtu, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka vendosur që me 1 dhjetor të përsëriten zgjedhjet në tri vendvotime në Komunën e Zveçanit dhe pastaj të shpallet edhe kandidati fitues pasi që janë vetëm dy kandidat, Krstimir Pantiq nga Gradanske Inicijative Srpska, GIS me 2283 vota dheOliver Ivanoviq nga Gradanske Inicijative SDP, me 1 mijë e 705.