DYLON

Fillon bashkëpunimi i Komunës së Kamenicës me strehimoren e viktimave “Liria”

Avatar photo Redaksia

(2L ONLINE) – Përfaqësueset e Qendrës së Gruas “Liria” vizituan sot Komunën e Kamenicës ku u pritën nga nënkryetari i Komunës Fatmir Matoshi dhe Drejtoresha e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale Aishe Morina. Qëllimi i takimit ishte koordinimi i aktiviteteve dhe mundësia për ta mbështetur strehimoren e grave viktima të dhunës në familje dhe trafikimit nga ana e Komunës së Kamenicës. “Strehimorja ka funksionuar me donacione kryesisht nga Austria dhe tani që është e njohur nga MPMS ne marrim një buxhet që nuk është i mjaftueshëm sepse ne strehojmë viktimat e dhunës në familje nga I gjithë rajoni I Gjilanit dhe raste të shpeshta kemi edhe nga Komuna e Kamenicës, andaj në mënyrë që donacionbet të vazhdojnë kërkohet që edhe vet komunat përfituese të jenë participuese në funksionimin e mirë të qendrës” tha Shadije Rexhepi.

Nënkryetari i Komunës së Kamenicës Fatmir Matoshi e ka pranuar kërkesën e Strehimores së viktimave “Liria” dhe i ka falënderuar përfaqësueset e saj për bashkëpunimin me Qendrën për Punë Sociale në Kamenicë. “Ne do ta shqyrtojmë kërkesën Tuaj dhe besoj se ajo do të marr përkrahjen e të gjitha institucioneve locale sepse ju bëni një punë shumë të ndieshme dhe të rëndësishme për komunitetin në përgjithësi, duke pasur përvojën dhe eksperiencën nga shoqëria civile e kuptoj drejt rëndësinë e kërkesës Suaj dhe punën e madhe që bëni për të kthyer e ri-integruar viktimat e dhunës në familje dhe ato të trafikimit” tha nënkryetari Matoshi.

EkoHigjiena

Përfaqësueset e Strehimores “Liria” Shahdije Rexhepi, Ibadete Mustafa dhe Ajete Zeneli e ftuan drejtoreshën e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale për ta vizituar strehimoren dhe për tu njohur nga afër me nevojat dhe kërkesat e kësaj qendre.

Përfaqësueset e strehimores u pritën në një takim të shkurtër edhe nga Kryetari i Komunës së Kamenicës Begzad Sinani. /2l Online/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.