DYLON

Fillon asfaltimi i rrugës në fshatin Mjak të Vitisë

Fillon asfaltimi i rrugës në fshatin Mjak të Vitisë
Avatar photo Redaksia

Sot ka nisur asfaltimi i rrugës kryesore në fshatin Mjak të komunës së Vitisë, një projekt i rëndësishëm infrastrukturor që pritet të ndikoj pozitivisht në kthimin e jetës në këtë lokalitet. Me këtë rast punimet i ka vizituar i pari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, i cili u mirëprit edhe nga disa banorë, njofton komuna e Vitisë.

Fshati Mjak, i cili ishte braktisur vite me parë pas një periudhë të gjatë, pritet të rifitojë gjallërinë dhe aktivitetin e mëparshëm dhe atë falë asfaltimit të kësaj rruge.

EkoHigjiena

“Me përfundimin e këtij projekti, jeta në Mjak do të rikthehet gradualisht. Rruga ka munguar prej kohësh dhe është kyç i rëndësishëm për zhvillimin e potencialeve të fshatit, veçanërisht në sektorin e eko-turizmit dhe blegtorisë. Po ashtu, shumë banorë që janë larguar do të kenë arsye të kthehen në pronat e tyre,” tha kryetari Haliti.

Ai tha se me përfundimin e këtij projekti po realizohet edhe një premtim i dhënë për banorët e këtij fshati.

Haliti njoftoi se në të ardhmen e afërt priten të realizohen edhe projekte të tjera infrastrukturore që do të kontribuojnë në përmirësimin e jetës në komunën e Vitisë.

Kurse kryetari i fshatit Mjak, Muharrem Beqiri, falënderoi kryetarin Haliti për realizimin e këtij projekti të rëndësishëm. Përndryshe rruga që po asfaltohet ka një gjatësi prej rreth 6 kilometrash dhe pritet të ndikojë pozitivisht në lidhjen e këtij vendbanimi me pjesë të tjera të kësaj zone. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.