DYLON

Fillon asfaltimi i rrugës 2.4 milionē euro, “Hamdi Kurteshi”

Fillon asfaltimi i rrugës 2.4 milionē euro, “Hamdi Kurteshi”
Avatar photo Redaksia

Ka nisur asfaltimi i rrugës “Hamdi Kurteshi”, në vlerë prej  2.4 milionë eurove.

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, bashkë me drejtorin për Shërbime Publike, Kushtrim Ibrahimi, kanë parë nga afër asfaltimin.

EkoHigjiena

I pari i Gjilanit, tha se puna në terren vazhdon.

Ai theksoi se ka nisur asfaltimi i rrugës “Hamdi Kurteshi”, një nga arteriet më të rëndësishme të qytetit tonë. 

“Me një investim prej 2.4 milionë euro, kjo rrugë do të përmirësojë ndjeshëm qarkullimin dhe pamjen urbane të qytetit”, tha kryetari Hyseni.

Kryetari Hyseni, theksoi se punimet po zhvillohen me intensitet dhe standard të lartë dhe shumë shpejt ky projekt i shumëpritur do të kthehet në realitet për qytetarët tanë.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.