DYLON

Fillojnë punimet për repartin e ri të Dializës në Spitalin e Përgjithshëm të Gjilanit

Fillojnë punimet për repartin e ri të Dializës në Spitalin e Përgjithshëm të Gjilanit
Avatar photo Redaksia

“Në Spitalin e Përgjithshëm të Gjilanit kanë filluar punimet për ndërtimin e repartit të ri të Dializës, një investim shumë i rëndësishëm që do të përmirësojë dukshëm kushtet e trajtimit për pacientët që marrin këtë shërbim jetik”, thuhet në njoftimin e këtij spitali.

Ky është investimi i parë i këtij lloji që realizohet në këtë spital për shërbimin e dializës, duke shënuar një hap të madh drejt modernizimit të infrastrukturës shëndetësore në rajon, thuhet tutje në njoftim.

EkoHigjiena

Aktualisht, në repartin e dializës në Gjilan ofrohen shërbime çdo ditë, me një mesatare prej mbi 500 trajtimesh në muaj, çka tregon rëndësinë e këtij sektori për komunitetin lokal dhe rajonal.

Ky projekt pritet të krijojë kushte më të mira për pacientët dhe stafin mjekësor, si dhe të rrisë cilësinë e shërbimeve shëndetësore në përgjithësi, thuhet në njoftimin e Spitalit të Përgjithshëm të Gjilanit.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.