Fillojnë punimet për asfaltimin e rrugëve në Gërmovë dhe Fshatin e Ri
/2L ONLINE/ – Në fshatin Gërmovë dhe Fshatin e Ri, sot kanë filluar punimet në asfaltimin e rrugëve brenda këtyre fshatrave. Me këtë rast kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti ka dal në teren për të pare punët e sapo filluar.
Ndërkaq banorët e këtyre lokaliteti falënderuar kryetarin Haliti për punën që po e bënë në përmirësimin e infrastrukturës rrugore në këto vendbanime.
Vehbi Tahiri përfaqësues I fshatit Gërmovë duke folur për rëndësinë që kanë asfaltimi i rrugëve “Sahit Sylejmani, Dituria, dhe Ardhmëria” ndër tjerash tha së disa nga këto rrugë përngjanin rrugëve bujqësore që mund të kalosh vetëm me traktor.
“Jam shumë i kënaqur me punën që po e bënë kryetari Haliti në Gërmovë, dhe deri me tani në këtë fshat janë realizuar disa projekte kapitale dhe për këtë jemi më të vërtetë falënderues. Gjithashtu dua të potencoi se këto rrugë kanë qënë në gjendje të mjerueshme dhe disa nga to kanë përngjarë rrugëve bujqësore.” U shpreh Tahiri.
Ai tha se që nga paslufta ky lokalitet ka qenë krejtësisht I harruar dhe anashkaluar nga institucionet komunale duke thënë se këtë praktikë e ka ndryshuar për të mire kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti. Përndryshe sot gjithashtu kanë filluar punimet në asfaltimin e rrugës “Luftëtarët” në Fshatin e Ri. Njëherit po vazhdojnë punimet në rivitalizimin e një pjesë të rrugës në qytetin e Vitisë. /2L ONLINE/

