DYLON

Fillojnë punimet për asfaltimin e rrugës “ Sylë Hyseni” në fshatin Remnik i Ri

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haltii i shoqëruar nga Kryesuesi i Kuvendit Komunal, Naim Pira dhe zv. Kryetari i Komunës, Hasan Aliu kanë vizituar sot fshatin Remnik i Ri ku kanë filluar punimet parapërgatitore për asfaltimin e rrugës “ Syl Hyseni”.

Gjatë kësaj vizite, të cilët përfaqësuesit të Institucionet Komunale i kanë bërë këtij fshati, ata janë pritur nga banorët të cilët e falënderuan komunën e Vitisë për financimin e këtij projekti që sipas tyre do të siguron qarkullimin e lirë të banorëve.
Përndryshe Komuna e Vitisë është duke realizuar projekte të shumta infrastrukturore dhe gjatë këtij viti parashihen të asfaltohen shumë rrugë rurale në lokalitetet e ndryshme të kësaj komune.

EkoHigjiena

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti tha se komuna të cilën ai e udhëheqë është e përkushtuar të punoj për mirëqenien e të gjithë qytetarëve dhe është zotuar që do të punoj në çdo lokalitet të kësaj komune. /2L ONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.