Fillojnë punimet në vazhdimin e shëtitores “Mërgimtarët”

Fillojnë punimet në vazhdimin e shëtitores “Mërgimtarët”

Sot në Viti, konkretisht në vendin e quajtur “Të Gërmi” në Viti kanë filluar punimet në vazhdimin e shëtitores “Mërgimtarët” që do të vazhdoj të ndërtohet përgjatë lumit “Morava e Binqës” deri në fshatin Binqë por edhe nga Stacioni i autobusëve në Viti e deri të supermarketi “Mediteran” në afërsi me komunën e Kllokotit.

Kjo u bë e mundur falë një projekti të financuar nga Bashkimi Evropian IPA 2, konkretisht të projektit ndërkufitar “ Turizmi pa kufi” nga Cross Border Cooperation në të cilën bashkë implementues janë Komuna e Vitisë dhe Kriva Palanka e Maqedonisë.

Me këtë rast Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti ka qenë i pranishëm në fillimin e këtyre punimeve.

Ai ndër ka folur edhe për projekti në fjalë “ Përmes këtij projekti do të vazhdojnë punimet në përfundimin e shëtitores me trotuare, ndriçim publik, hapësirë gjelbëruese. Besojmë se do të krijojmë kushte dhe traditë në Viti që shëtitore të shfrytëzohet në mënyrë maksimale ashtu siç edhe vetëm se kanë filluar në një pjesë të saj të cilën e kemi ndërtuar.

Poashtu do të punojmë në të dyja pjesët e lumit “Morava e Binqës”. Qëllimi ynë është të krijojmë një shëtitore 6 kilometreshe për qytetarët tanë”, u shpreh kryetari Haliti. Ai falënderoj në veçanti mërgimtarët vitias pasi që tha se ndërtimi i kësaj shëtitore fillimisht ka nisur me ndihmën e tyre.

KOMENTE