DYLON

Fillojnë punimet në rrethojnë e oborrit të shkollës në fshatin Zhiti

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – Kanë filluar sot punimet në vendosjen e rrethojës në oborrin të shkollës fillore “ Safet Rexhepi” Zhiti. Gurë themelin e këtij projekti e ka vendosur kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti me bashkëpunëtor, personeli arsimor i kësaj shkolle si dhe banorë të këtij lokaliteti.

Ky projekt që financohet nga Komuna e Vitisë është mirëpritur nga banorët pasi që në diskutimin e fundit publik për planifikimin e buxhetit komunal ishin vet ata që kishin kërkuar vendosjen e kësaj rrethoje për sigurinë e nxënësve.

EkoHigjiena

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti i ka uruar personelin arsimor dhe nxënësit e kësaj shkolle për projekti që ka filluar duke bërë me dije se Institucionet Komunale të Vitisë do të vazhdojnë të punojnë në të gjitha sektorë që përmirësojnë drejtpërdrejtë jetën e qytetarëve.

” I kemi vënë synim vetës që edhe gjatë këtij viti të realizojmë sa më shumë projekte në interes të gjithë qytetarëve tanë pa dallime, dhe në kuadër të këtyre synimeve ne po fillojmë edhe këtë projekt i cili është i një rëndësie të veçantë për personelin arsimor si dhe për nxënësit.” U shpreh Haliti. /2L ONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.