DYLON

Fillojnë punimet në rregullimin e një rruge bujqësore në Sadovinë të Jerlive

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – Me qëllim që fermerët vitias të kenë më lehtë qasjen në parcelat e tyre dhe të shtohen sipërfaqet e mbjellura me kulturat e ndryshme bujqësore, Komuna e Vitisë është duke bërë shtruarjen me zhavorr të disa rrugëve fushore. Me këtë rast sot në fshatin Sadovinë të Jerlive kanë filluar punimet në shtruarjen e rrugës fushore në drejtim të fshatrave Sllatinë e Poshtme dhe Sllatinë e Epërme. Me këtë rast Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti si dhe Veton Ademi, Drejtor i Drejtorisë për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural kanë dal në teren për të parë nga afër punimet e sapo filluar.

Veton Ademi, Drejtor i Drejtori për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural foli mbi rëndësinë që ka shtruarja e kësaj rruge në Sadovinë të Jerlive. “Me shtrimin e kësaj rruge fermerët do të kenë më të lehtë qasjen në parcelat e tyre por kjo do të ndikon njëkohësisht që fermerët të nxitën për të punuar tokën.” U shpreh Ademi. Ai bëri me dije se që 3 vjet radhazi komuna e Vitisë po realizon projektin projekte në rregullimin e infrastrukturës bujqësore, konkretisht të shtrimit me zhavorr të rrugëve duke potencuar se për këtë vit janë të paraparë të rregullohen 7 rrugë të tilla.

EkoHigjiena

Ndërkaq Sefedin Fetahu, Kryetar i fshatit Sadovinë e Jerlive potencoi se me shtrimin e kësaj rruge fushore mbi 50% e fermerëve të këtij fshati do t a kenë më të lehtë qasjen në parcelat e tyre. /2L ONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.