Fillojnë punimet në rivitalizimin e kulmit në objektin e gjimnazit “Kuvendi i Lezhës” në Viti.

Fillojnë punimet në rivitalizimin e kulmit në objektin e gjimnazit “Kuvendi i Lezhës” në Viti.

Kanë filluar sot punimet në rivitalizimin e kulimit në objektin e gjimnazit “Kuvendi i Lezhës” në Viti. Kulmi i këtij objekti deri me tani ka qenë i mbuluar me lesenit të ndërtuar nga asbest betoni dhe që cilësohet i dëmshëm për shëndetin e njeriut pasi kjo lloje materie vlerësohet të jetë kancerogjene.

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti dhe Qahil Sinani, Drejtor i Drejtorisë Komunale të Arsimit dhe të tjerë kanë vizituar sot për së afërmi objektin e gjimnazit “Kuvendi i Lezhës” në Viti ku kanë filluar punimet në rivitalizimin e kulmit të këtij objekti.

Pos largimit të tërësishëm të lesenitit të përbërë nga asbest betoni pritet të bëhet vendosja e mbulojës e re prej llamarinës si dhe do të vendosën edhe ulluqet për largimin e ujerave nga të reshurat. Me këtë rast Kryetari Halii është mirëpritur nga personeli arsimor në krye me drejtorin e kësaj shkolle Mujë Tafa.

Gjatë kësaj vizite kryetari Haliti ju ka bërë thirrje mbikëqyrësve që të kujdesën që punët të kryhen me cilësi dhe sipas afateve të paraparë. Ai tha se Institucionet Komunale të Vitisë janë të përkushtuar që të krijojnë kushte sa më të mira për mësim dhënie dhe mësim nxënie.

Kurse Mujë Tafa, Drejtor i kësaj shkolle falënderoj Institucionet komunale për këtë projekt duke potencuar se rivitalizimi i kulmit ka qenë i domosdoshëm dhe i qëlluar.

KOMENTE