DYLON

Fillojnë punimet në restaurimin e objekti të shkollës së parë shqipe në Stubëll

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – Në Stubëll të Vitisë kanë filluar sot punimet në restaurimin e objektit të shkollës së parë shqipe në Kosovë. Me këtë rast Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti i shoqëruar nga Drejtoresha për Kulturë, Rini dhe Sport, Kaltrina Sylejmani kanë vizituar këtë objekt që është në listën e objekteve të trashëgimisë kulturore.

Sokol Haliti, Kryetar i Komunës së Vitisë, ndër tjerash tha se është i një rëndësie të veçantë të investohet në ruajtjen e objekte të trashëgimisë kulturore siç është Shkolla e parë shqipe në Stubëll. “ Më të vërtetë objektet sikurse kjo e shkollës së parë Shqipe kanë një rëndësi të veçantë për historinë tonë andaj është e një rëndësie edhe më të veçantë që ti ruajmë ato..” u shpreh Kryetari Haliti.

EkoHigjiena

Ndërkaq Drejtoresha për Kulturë, Rini dhe Sport, Kaltrina Sylejmani tha se duke e ditur rëndësinë që ka ky monument, MKRS ka mbështetur projektin për restaurimin e këtij objekti . “ Shkolla e pare shqipe është monument me rendësi ne trashëgiminë arkitekturore, duke pasur parasysh këtë fakt, Ministria për Kulture, Rini dhe Sport ka mbështetur projektin për restaurimin e kësaj shkolle.” U shpreh Drejtoresha Sylejmani. Ajo tha se sipas projekti punimet pritet të përfundojnë brenda këtij viti.

Sylejmani bëri me dije se Komuna e Vitisë, si participuese në këtë projekt do të kujdesët që t’i realizoje detyrat e veta te dala nga Memorandumi i Bashkëpunimit i nënshkruar ne mes te Kryetarit Haliti dhe Ministrit Shala. Përndryshe, objekti i Shkollës së parë shqipe në Stubell gjendet edhe ne listën e trashëgimisë Kulturore për mbrojtje te përkohshme. /2L ONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.