DYLON

Fillojnë punimet në renovimin e shkollave në Radivojcë dhe Budrikë

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – Në fshatrat Radivojcë dhe Budrikë kanë filluar punimet në renovimin e shkollave të këtyre fsharave dhe atë falë një projekti të përbashkët në mes të Fondacionit Kosovë-Luksemburg dhe Komunës së Vitisë. Me rastin e fillimit të punimeve në renovimin e objektit shkollor në Radivojcë i pranishëm ishte Përfaqësuesi i Caritas Luksemburgut , Michael Feit, Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti , Qahil Sinani, Drejtor i Drejtorisë Komunale të Arsimit dhe të tjerë.

Kryetari i Komunsë së Vitisë Sokol Haliti falënderoj fondacionin në fjalë për investimet që po i bënë në interes të qytetarëve të komunës së Vitisë.

EkoHigjiena

“Falënderoj Fondacionin Kosovë Luksemburg për të gjitha investimet në komunën tonë dhe atë në sektorë të ndryshëm në veçanti edhe për investimet në renovimin e shkollave në Radivojcë dhe Budrikë, ky investim nuk është vetëm investim për të tashmen por edhe për të ardhmen pasi që me renovimin e këtyre objekteve shkollore po krijohet një mjedis më i përshtatshëm për mësimdhënie dhe mësimnxënie“ u shpreh i pari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti. /2L ONLINE/