/2L ONLINE/ – Disa banorë të fshatrave Ballancë dhe Terpezë së bashku me përfaqësues të institucioneve komunale të Vitisë, kanë përuruar fillimin punimeve në asfaltimin e një rruge që do ti lidh këto fshatra. Në kuadër të këtij projekti parashihet edhe asfaltimi i i 5 rrugicave, dy në Ballancë, dy në Tërperzë si dhe një në Zhiti.
Të pranishëm në fillimin e përurimit të këtyre punimeve pos banorëve të këtyre lokaliteteve ka marrë pjesë zv. Kryetari i Komunës së Vitisë, Hasan Aliu, kryesuesi i Kuvendit Komunal, Naim Pira si dhe përfaqësues të tjerë të institucioneve komunale të Vitisë.
Zv. Kryetari i Komunës së Vitisë, Hasan Aliu tha se ky projekt kapital ka një rëndësi të veçantë për të gjithë ata që banojnë në këto lokalitete por edhe për ata që do të kalojnë për gjatë këtyre rrugeve.
“Në kuadër të këtij projekti kapital, janë të përfshirë edhe pesë rrugica që do të asfaltohen. Dy do të asfaltohen në Ballancë, dy në Terpezë dhe një në Zhiti, dhe këtë projekt të rëndësishëm do të gëzojnë të gjithë qytetarët që prekën nga ajo por edhe ata që kanë rastin të kalojnë për gjatë tyre“, u shpreh Aliu.
Ndërkaq Hetem Kurteshi, kryetar i fshatit Ballancë ndër tjerash tha se kjo rrugë ka një rëndësi të veçantë, pasi lidhë mes veti fshatrat Ballancë dhe Terpezë.
“Sot është një ditë e veçantë për banorët e fshatrave Ballancë dhe Terpezë , me qe kjo rrugë po i lidh dy fshatrat mes veti. “ u shpreh Kurteshi duke falënderuar njëherit edhe komunën e Vitisë për këtë projekt.
Ndërsa Isak Ahmeti, anëtar i këshillit të fshatit Terpezë, tha se kjo rrugë ka rëndësi të shumëfishtë për këto lokalitete.
“Asfaltimi i kësaj rruge ka një rëndësi të shumëfishtë jo vetëm pse i lidh Ballancën dhe Terzpezën por lehtësohen edhe qarkullimin e lirë të banorëve, me qëllim që të mos bëhet një qarkullim rreth e rrotull. Unë mendoj se kjo është një zgjidhje shumë e mirë për ne“, u shpreh Ahmeti.
Të pranishëm në fillimin e përurimit të këtyre punimeve pos banorëve të këtyre lokaliteteve, ka marrë pjesë edhe kryesuesi i Kuvendit Komunal, Naim Pira, Drejtori për Ekonomi, Financa dhe Zhvillim, Ibrahim Rama si dhe përfaqësues të tjerë të institucioneve komunale të Vitisë./2L ONLINE/