DYLON

Fillojnë punimet në objektin e ri të komunës

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – Zyrtarisht sot kanë filluar punimet në projektin e ndërtimit të objektit të komunës. Kryetari i Komunës së Kamenicës, Begzad Sinani së bashku me Drejtorin e Administratës Valon Maliqi dhe Udhëheqësin e Personelit Faton Biqkaj kanë parë nga afër fillimin këtyre punimeve.

“Me përfundimin e këtij projekti qytetarët do të kenë shërbime më të mira dhe më të shpejta nga Administrata Komunale sepse do ti kenë të gjitha shërbimet në një objekt të vetëm dhe do të këtë transparancë më të madhe”, ka thënë Sinani.

EkoHigjiena

Sipas kontratës pritet që punët do të përfundojnë brenda 6 muajve, muaji Janar i vitit 2017 do të jetë muaji i inaugurimit të këtij projekti. /2L ONLINE/


Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.