DYLON

Fillojnë punimet në ndërtimin e objektit të ri të Shërbimit të Zjarrfikësve dhe Shpëtimit

Fillojnë punimet në ndërtimin e objektit të ri të Shërbimit të Zjarrfikësve dhe Shpëtimit
Avatar photo Redaksia

Sot në Viti kanë filluar punimet në ndërtimin e objektit të Shërbimit të Zjarrfikësve dhe Shpëtimit. Gurë themeli i këtij objekti të rëndësishëm është vendosur nga kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, Drejtori i Departamentit për Zjarrfikëje dhe Shpëtimit ,Mirand Demiri nga AME dhe të tjerë.

Përndryshe ndërtimi i këtij objekti është parë si shumë i nevojshëm pasi që kushtet me të cilët kanë punuar Shërbimi i Zjarrfikësve dhe Shpëtimit në Viti kanë qenë jo të mira. Me këtë rastin e fillimit të punimeve për ndërtimin e objektit për shërbimin e Zjarrëfikësve dhe Shpëtimit,

Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti ndër tjerash ka thënë se ndërtimi i këtij objekti ka qenë shumë e nevojshëm pasi që deri me tani zjarrfikësit vitias kanë punuar në kushte jo të mira.

EkoHigjiena

Megjithatë ai tha se ky shërbim ka bërë një punë të mirë në intervenimet e ndryshme duke potencuar se në të ardhmen kjo komunë në bashkëpunim me donatorët do të ju ofroj në kudër të personelit të tyre edhe personel në fushën e mjekësisë të cilët do të jenë të gatshëm të ndihmojnë ata në raste emergjente.

Kryetari Haliti gjithashtu falënderoj Ministrinë e Punëve të Brendshëm pasi që ajo do të financoj ndërtimin e këtij objekti në Viti.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.