DYLON

Fillojnë punimet në kuadër të projektit “Bridging Regions”

Fillojnë punimet në kuadër të projektit “Bridging Regions”
Avatar photo Redaksia

Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti ka zgjedhur 5 qershorin- ditën ndërkomtare të mjedisit për të përuruar fillimin e punimeve në kuadër të projektit “Bridging Regions” të Programit Ndërkufitar IPA II Kosovë – Maqedoni e Veriut, të financuar nga Komisioni Evropian e që për qëllim ka përmirësimin e mjedisit dhe cilësisë së jetës për qytetarët në rajonin kufitar.

Me këtë rast i pari i kësaj komune bëri me dije se sot ai ka vizituar punimet në ndërtimin e urës në fshatin Buzovik afër mullirit të vjetër si dhe punime në shtratin e lumit dhe ndërtimi i trotuarit përgjatë tij.

EkoHigjiena

“Me rastin e ditës ndërkombëtare të mjedisit që po shënohet sot në mbarë botën, kemi përuruar fillimin e këtyre punimeve që kanë një rëndësi të veçantë për komunën e Vitisë. Vitia është një komunë atraktive dhe e pasur me bukuritë natyrore dhe me realizimin e këtyre projekteve rrisim atraktivitetin, në veçanti në fushën e eko- turizmit”, u shpreh kryetari Haliti. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.