Në fshatin Devajë të Komunës së Vitisë, kanë filluar sot punimet në asfaltimin e rrugës kryesore dhe të disa rrugëve në brendësi të fshatit.
Me këtë rast kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti ka vizituar këtë lokalitet ku është pritur edhe banorët lokal të cilët falënderuan institucionet për realizimin e projekteve të shumta në brendësi të fshatit.
Në veçanti ata falënderuan kryetarin Haliti pasi siç thane ata ai ka bërë shumë për komunën Vitisë, në veçanti për realizimin e projekteve në këtë fshat duke potencuar se me realizimin e projekteve infrastrukturore ata e kanë më të lehtë qarkullimin në brendësi të fshatit.