DYLON

Fillojnë punët përgatitore për hapjen e kufirit në Kapi

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – Komuna e Kamenicës dhe Policia e Kosovës kanë mbajtur takim për bashkërëndimin e aktiviteteve, rreth ndërtimit dhe vënies në funksion të pikëkalimit kufitar në Kapi të Sfircës. Nënkryetari i Komunës Fatmir Matoshi, së bashku zyrtarë të tjerë komunal kanë pritur në takim Nënkolonel Mentor Shabani nga Departamenti i Policise Kufitare , divizioni për Menaxhimin e Integruar te kufirit, i cili së bashku me një grup ekspertësh, arkitekt, ingjinier dhe ekspertë të teknologjisë informative kanë vizituar Kamenicën për të filluar punët në projektin e hapjes së pikëkalimit kufitar në Kapi të Sfircës.

Nënkryetari Fatmir Matoshi u ka prezantuar një kronologji të angazhimeve të Komunës së Kamenicës për hapjen e këtij pikëkalimi dhe e ka vlerësuar marrveshjen për të si të rëndësisë së veqantë për komunën.

EkoHigjiena

Nënkolonel Mentor Shabani, ka thënë se është i rëndësishëm bashkëpunimi i Policisë me komunën për faktin se kërkesa është adresuar nga komuna. Në këtë drejtim ai ka kërkuar mbështetje nga sektori i kadastrit, gjeodezisë dhe pronësisë si dhe ka kërkaur që komuna të marrë në konsideratë ta mbështes në anën e logjistikës këtë pikëkalim kufitar duke mundësuar sigurimin e ujit, rrymës ose gjëra të tjera.

Policia e Kosovës është e përkushtuar që punët rreth ndërtimit të pikës kufitare të kryhen në një afat shumë të shpejtë, ka thënë nënkolonel Mentor Shabani.

Nënkryetari Matoshi së bashku me zyrtarët e Policisë së Kosovës dhe përfaqësues të komunës së Kamenicës e kanë vizituar Kapinë ku kanë filluar matjet e terenit për ndërtimin e objketit kufitar./2L ONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.