DYLON

Fillojnë punën pesë bashkëpunëtorë profesionalë në Gjykatën Supreme të Republikës së Kosovës

Fillojnë punën pesë bashkëpunëtorë profesionalë në Gjykatën Supreme të Republikës së Kosovës
Avatar photo Redaksia

Gjyqësorit të Kosovës i janë bashkuar pesë (5) bashkëpunëtorë të rinj profesionalë, duke forcuar më tej kapacitetet e institucioneve gjyqësore në vend.

Zëvendëskryesuesja e KGJK-së, Arjeta Sadiku, u uroi mirëseardhje bashkëpunëtorëve profesionalë, duke u dëshiruar suksese në punën e tyre. Ajo theksoi se plotësimi i këtyre pozitave do të ndikojë në avancimin e sistemit gjyqësor.

EkoHigjiena

Sadiku shprehu gatishmërinë për mbështetjen e bashkëpunëtorëve profesionalë dhe kërkoi angazhim nga ana e tyre me qëllim të rritjes së efikasitetit, transparencës dhe llogaridhënies në gjykatat e vendit.

Sekretariati i Këshillit Gjyqësor të Kosovës është i vendosur të zbatojë me përpikëri detyrimet ligjore për krijimin e kushteve të domosdoshme për punën e gjykatave, si dhe të respektojë parimet e ligjshmërisë, transparencës dhe meritokracisë gjatë zhvillimit të procedurave për përzgjedhjen e punonjësve të rinj.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.